Anglia kthen tifozët

Kupat angleze do të udhëheqin rrugën e kthimit të publikut në stadiume. Gjysmëfinalja e Kupës FA në Wembley midis Leiçester dhe Southempton parashikuar më 18 prill do të jetë e hapur për ata që punojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor, mësuesit, studentët mbi 18 vjeç dhe punonjësit e vetë impiantit të Wembley Park.

Kjo u njoftua nga autoriteti lokal i Londrës. Këto grupe njerëzish u zgjodhën sepse ata kanë kryer teste të rregullta anti-Covid.

Ngjarja e dytë sportive e cila përkon me finalen e Kupës Carabao midis Mançester Sitit dhe Totenhem, e planifikuar për në 25 prill në Wembley, do të jetë gjithashtu e hapur për tifozët.

Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër e Kupës FA, midis Çelsit dhe Mançester Sitit e planifikuar për në 17 prill, do të luhet me dyer të mbyllura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!