Perez do Haland, Zidan liston Mahrez

Te Reali janë të destinuar të afrojnë një sulmues rrace dhe emri i fundit përpos Mbape, ishte dhe ai i norvegjezit 20 vjeçar Erlind Haland.
 

Presidenti Florentino Perez sipas spanjolles ‘AS, do të hedhë rreth 270 milion euro për sulmuesin e Borusia Dortmund në mënyrë që norvegjezi të vijë gjatë veres në Madrid.

Mipro Zidan, duket se ka dhe një alternativë të tretë në dispozicion. Bëhët fjalë për algjerianin e Sitit, Riad Mahrez për të cilin raporton ‘Foot Mercato’. Në fakt, Mahrez ka një minus të madh krahasuar me dy lojtarët e klasit botëror pasi ai në 21 shkurt, mbushi 30 vjeç.

Sidoqoftë, mosha e madhe mund të kondicionojë Florentino Perez në zgjedhje. Dukshëm lojtari i Mançester Sitit kushton më lirë dhe Zidan e ka armë të tijën këtë fakt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!