Ramos fitues? Vetëm Mesi përpara tij

sportiim2

Kapiteni i Realit bashkohet me Iker Kasijas në vendin e dytë, me 334 triumfe në La Liga.

Fitorja e Realit ndaj Elces përpos pikëve, prodhoi edhe rekordin e radhës për Serxhio Ramos. Kapiteni i cili nesër ka ditën e fundit për të rinovuar ose jo me galaktikët, bëhet lojtari i dytë me më shumë fitore në Liga, duke u renditur vetëm pas Lionel Mesit te Barcelona.

Kapiteni i Realit bashkohet me Iker Kasijas në vendin e dytë, me 334 triumfe në La Liga nga të cilat 315 me fanellën e Realit dhe 19 me uniformen e Seviljes.

Ndaj Elces ishte paraqitja e 508-të për kapitenin e Realit, teksa edhe pse një mbrojtës, ka shnuar 74 gola në kampionatin spanjoll.

?>