Shehi: Tentojmë fitoren e tretë radhazi

I ka dhënë freskinë e duhur në seanca e ndeshje duke marrë dy fitore me mjaft vlerë në aq takime. Ky është tekniku bardheblu Orges Shehi i cili pasi la prapa problemet shëndetësore, ka ringritur në pak ditë Tiranën duke i dhënë shpresë klubit se skuadra mund të tentojë zonën lart.

Përpara sfidës së nesërme me Kastriotin në Kamzë, Shehi evidentoi para mediave se Tirana futet në çdo përballje për fitore dhe se dalëngadalë, skuadra po pasurohet me ata futbollistë që i kanë munguar për disa javë.

Shehi:

“Kalendari javë pas javë na përball me skuadrave që janë brenda objektivave. Me Kastriotin është ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme për ne. Grupi po plotësohet dalëngadalë, disa lojtarë nuk janë në maksimumin e vet, por e rëndësishme është se janë në gjirin e skuadrës.

Çdo skuadër ka mënyrën e vet të lojës. Është skuadër që ka shpirt luaftarak dhe në të njëjtën mënyrë do i përgjigjemi. Nuk kemi bërë tri fitore radhazi, është mundësia tani. Do futemi për t’i marrë maksimumin kësaj ndeshje.
Kampionati i tillë është, mund të kemi edhe mungesa në derbi, por fokusi do jetë te ndeshja e nesërme.

Najdovski? E thashë edhe më parë, disa lojtarë nuk janë në formën më të mirë të tyre, por nesër do vendosim se cilët do jenë nga minuta e parë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!