Ndreu: Luajmë për fitore, stadiumi në Krujë do të nisë

Në ndeshje deçizive Kastrioti i këtij edicioni, ka treguar karakter dhe grintë sportive. Me një brazilian goleador, zbulim i sezonit si Devid de Silva, Ramazan Ndreu me të tijtë fitoi një ndeshje përcaktuese ndaj korçarëve (0-1).

Kundërshtari i radhës nesër në Kamzë nuk është nga ata që të japin garanci. Megjithatë ndaj Tiranës, Ndreu tha sot se do synohet fitorja.

Ndreu për mediat:

Ndaj Tiranës, më të qetë?

Lufta vazhdon, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në çdo ndeshje. Kampionati po bëhet më i vështirë, skuadrat që janë mbi ne duhet ta pranoj janë më cilësore dhe bëhen shumë agresive për të marrë pikët. Luajmë në fushën tonë dhe mendoj se do të jemi në nivelin e atyre ndeshjeve të mira që kemi zhvilluar.”

Ndryshime në formacion?

Te gjithë lojtarët janë në nivel të mirë, kemi me dy tri mungesa të vogla. Ata që do të aktivizohen, do të japin maksimumin. Përparësia jonë do të jetë vrapimi. Kemi lojtarë të rinj me energji dhe vrull, ndaj kam besim që në këtë ndeshje do të dalim me fitore”.

Punimet në stadiumin ‘Kastrioti’?

Një çështje shumë e rëndësishme është ajo e stadiumit. Bashkiak në bashkëpunim me presidentin, i kanë bërë hapat e duhur dhe mendoj se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për të filluar punën. Me sa kemi dëgjuar, është në përfundim.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!