Pas ndeshjeve/ Flasin trajnerët e Superiores


Rubrika, trajnerët shkurt:

Tirana-Bylis 2-0

Orges Shehi Tirana: “Torasa, Kale, Batha mungonin dhe pa ta nuk është e lehtë. Kemi kërkuar gjithmonë që të kemi ekuilibër dhe të mos rrezikojmë mbrapa”.

Vejlko Dovedan, Bylis: “Tirana fitoi falë gabimëve tona”

Apolonia- Partizani 1-1

Fabricio Kamarata, Apolonia: “Nëse luajmë si sot, e arrijmë objektivin për të qëndruar në Superiore”

Ilir Daja, Partizani:Na penalizoi fusha, Apolonia nuk vodhi gjë”

Skënderbeu-Kastrioti 0-1

Migen Memelli, Skënderbeu: “Është humbje që vret dhe u duk edhe në fytyrat e futbollistëve “.

Ramazan Ndreu, Kastrioti: “Skënderbeu si “gastare”,në momentin që do ta godisnim do thyheshe, duke qenë së nuk ka pikët. Është një kampionat i ndarë me 2 grupe, skuadrat që duan Europën dhe ato për mbijetesë”

Kukësi- Laçi 1-2 (Elbasan Arena)

Mirel Josa, Kukësi:Humbëm shumë topin dhe na zunë në kundërsulme. Nuk bëmë gjë përpara as në veprimet sulmuese.

Shpëtim Duro, Laçi: “Pas Skënderbeut, dua titullin me Laçin. E merituam fitoren”

Teuta-Vllaznia 1-0

Edi Martini, Teuta:Na duheshin pikët, si ne do sillej dhe Vllaznia nëse do ishte përpara”.

Tomas Brdariç, Vllaznia: “Fati nuk ishte me Vllazninë, Teuta luajti pis”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!