Nën akuzë, gati “kallzimet”

Në vënd të analizës…

Klube që tentojnë të vendosin në presion xhaketat e zeza për të përfituar bonuse më vonë…

Gjyqtari Kola në Kukësi-Laçi, gaboi në mosakordimin e penalltisë në favor të Laçit kur Marku u pengua nga Kurtiç në të 69-ën. Madje dy herë pasi duhej edhe masa disipinore karton i kuq për mbrojtësin verilindor.

Më pas vlonjati akordoi një penallti të dyshimtë tri minuta më vonë në favor të kurbinasëve. Kukësi doli me një deklaratë duke e konsideruar arbitrin Klajdi Kola, kamikaz dhe se ndaj tij, klubi i Kukësit përmes zyrës Juridike do ta denoncojë Kolën në Federatë, në Ligën Profesioniste, do t’i bëjë notë proteste zyrës së arbitrave. Pse jo dhe kallëzim penal në Prokurori.

Në fakt, këtu ska asgjë të keqe, pasi drejtësia sportive lipset të shkojë në vend. Madje dhe Laçi mund ta ‘kallzojë’ Kolën për atë mohim me apo padashje të penalltisë së minutës së 69-të.

Po Kukësi, mund të bëjë dy herë kallzim, pasi edhe javën e kaluar iu dha një penallti inekzistente në Durrës (Bregu). Tirana nga ana tjetër duket se do padisë gjyqtarin kryesor për atë penallti të mohuar ndaj Bylisit (rasti Halili).

Një tjetër padi pritet të bëjë Partizani ndaj gjyqtarëve që i anuluan golin e rregullt të Çinarit në duelin me Apoloninë. Sa shumë akuza…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!