Barcelona përmbys Seviljen në Kupë

Barcelona-Sevilja 3-0 (0-2)

Barcelona i pret buzagaz zgjedhjet e klubit në rang presidencial në 7 mars duke prerë biletën e finales së ‘Copa del Rey’. Sot ekipi i Koeman, ia doli të eleminojë Seviljen në Kupën e Mbretit.

Një ndeshje e cila kaloi kalvarin e kohës shtesë pasi Zherard Pike, barazoi rezultatin e përgjithëshëm në 2-2 kur luhej minuta e 90+4.

Sevilja kishte fituar të vajtjes 2-0 dhe pasi pësoi golin e parë në Camp Nou nga Dembele, humbi një penallti me Okampos. Në fund, Pike realizoi për 2-2. Sakaq në shtesë vjen goli i tretë i Barcelonës me Brethuajtë në të 95-ën.

Gjysmëfinalja tjetër, luhet nesër mes Levantes dhe Bilbaos (1-1 e vajtjes).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!