Barcelona, rekord votuesish në 7 mars

Kandidatët për president të klubit të Barcelonës Joan Laporta, Toni Freixa dhe Viktor Font do të provojnë forcat e tyre në 7 mars për kreun e klubit Blaugrana.

Një numër rekord votuesish prej 110.290 personash do të votojnë për president të Barcelonës të dielën e ardhshme.

Nga këta 87.479 persona do të  votojnë personalisht derisa 22.811 të tjerë do të votojnë me postë.
Verdikti final do të vijë nga gjashtë vendvotime në qytetin e Barcelonës (Camp Nou dhe Palau Blaugrana), Girona , Lleida, Tarragona, Tortosa dhe Andorra .

Selia e Barcelonës është vendi ku shumica e votuesve që do të mund të votojnë personalisht.

Për tu theksuar fakti që ish presidenti Laporta pikërisht disa ditë para se të votohet për kreun e ri, është arrestuar nga autoritetet e drejtësisë spanjolle për korrupsion.

J

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!