Partizani-Laçi, dinjitozë për kreun, mahnisin në ‘Elbasan Arena’

Partizani-Laçi 1-1 (Çinari 45+1/ Harmon 64′)

Vjen një moment dhe të gjitha bëhën bashkë. Koha e bukur, terreni në kondicion bashkëkohor, dy skuadra plot cilësi, raste, gola, fiar-play në fushë, dhe një gjykim përfekt nga Kridens Meta. Ndeshja e fundit e javës së 21-të mes Partizanit e Laçit, luajtur në ‘Elbasan Arena’ në 16:00 një duel spektakolar.

Pasi kanë mësuar humbjen e Vllaznisë ndaj një Tirane pragmatiste (1-2) teksa sot u duk se ishte skuadër e ideve të ‘Orges Shehit’, dy ndjekëset e shkodranëve, nuk u kursyen në lojë produktive, shpesh me tregues të nivelit të lartë tekniko-taktik.

Fillimisht Çinari me atë perlë në shtesë të fraksionit të parë dhe më pas futbollisti më i mirë në fushë Van Dejv Harmon, me atë goditje ne kokë pas pasimit të saktë të Turkajt nga e majta në të 64’ën.

Në fund nga një pikë për Partizanin e Laçin që së bashku me Teutën, i janë ‘qepur’ keq Vllaznisë në krye, tani me 3 pikë para.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Kote, Bardhi, Çinari, Kordeiro (74′ Cara), Kardozo (61′ Asani).
Trajner: I.Daja

LAÇI: Sherri, Selmani (46′ L. Ramos), Ignjatoviç, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja (86′ Malota), Turkaj, Xhixha (90’+3′ Kerciku), Harmon.
Trajner: Sh. Duro

Gjyqtar: Kridens Meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!