Duro liston Mazrekajin te mungesat…

Shpëtim Duro, trajneri më me eksperiencë në Kategorinë Superiore, pranoi të flasë në një moment grumbullimi me skuadrën e tij Laçin. E bëri pasi kishte mbyllur ‘kartat’ përgatitore për duelin e nesërm me Partizanin në ‘Elbasan Arena’ në program duke nisur nga ora 16:00.

Ka kuptuar kontekstin e pyetjes së parë dhe me diplomaci thotë se ekipi i tij do të synojë të vijojë me rezultatet pozitive. Në listën e mungesave, tekniku kryeqytetas, përfshin edhe Mazrekajin.

Duro:

5 fitore radhazi, vizitoni Partizanin…

Nuk e di nëse do ta ruajmë trendin por ne dëshirojmë të vijojmë rezultatet pozitive.”

Mungesat privojnë Laçin?

Mungesat janë pjesë e kampionatit do të kemi mungesa të rëndësishme me lojtarë kyç të skuadrës si Musta, Nuabueze apo dhe Mazrekaj. Pra pesha e mungesave është me rëndesi por kam besim se çdo futbollist që do futet në fushë do të bëjë më të mirën.”

Ndeshje taktike?

Mendoj se ka infulencë. Patjeter që sfida të tilla përpos cilësisë individuale, rol luan dhe taktika e cila mund të vendosë një ndeshje.”

Partizani rival në kampionat por dhe për Kupë…

Patjetër që jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme ndërsa për përballjen e kupës kemi kohë. Kështu që ne si staf teknik dhe si skuadër jemi tërësisht të përqëndruar te ndeshja e nesërme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!