Kukësi ndal Teutën, durrsakët bien në fund

Kategoria Superiore, java e 21-të: Teuta-Kukësi 2-2 (Bregu 34′ (pen), 72′ / Eze 70′ (pen),Tsinsadze 86′)

Dejvi Bregu realizon një perlë në minutën e 72-t por Tsinsadze 4 minuta nga fundi, pllakos heshtjen në ‘Niko Dovana’ pas atij goli të realizuar me kokë për 2-2 final.

Në fakt dy herë Teuta përpara. Fillimisht ishte një penallti e dyshimtë e realzuar nga Bregu në të 34-ët. Më pas vjen barazimi po nga penalltia e dyshimtë për verilindorët me anë të Eze .

Përfundimisht një barazim me gola i cili tej faktit që mban lart moralin e Kukësit, nuk i vlen askujt. Sidomos Teutës në rrugën drejt realizimit të objektivit, titull. Kukësi humb Ibraimin me kartonë (4) futbollistin më të mirë në fushë sot për sfidën e radhës ndaj Laçit.

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Xhekson, Aleksi (76′ Avdyli), E. Vila, Karabeci (64′ Daja), L. Vila, Bregu, Krasniqi (68′ Gruda)
Trajner: Edi Martini

Kukësi: Xhika, Dragoshi, Lulaj, Kurdiç, Kotobelli, Demiri, Taipi (61′ Eze), Tsintsadze, Mateus Leiria, Limaj (61′ Gashi), Ibraimi
Trajner: Mirel Josa

Gjyqtar: Olsid Ferataj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!