Është gjithnjë ai, Uzuni

Gjithnjë ai. Myrto Uzuni me Ferencvaroshin e tij, di të shkojë te goli. E bëri edhe sot ndaj skuadrës së Honved Budapest.

Beratasi ia doli të dërgojë në rrjetë një top në minutën e 56′ duke i dhënë skudarës tri pikë të tjera në betejen për titullin në NB1 të Hungarisë.

Aksioni nga e majta me topin që largohet nga mbrojta por në hyrje të zonës uzuni me një goditje perfekte e dërgon sferën në krahun e majtë të portierit mik.

Goli i tetë i tij shënuar në derbi me Honved ku aktivizohet Aliji, duket se i jep më shumë se një fitore ekipit që kryeson ligën. Tani Ferencvarosh, ka shtuar diferencën me ndjekësit. Falë dhe Myrto Uzunit.

Ndërkaq, Edi Reja ka në top-formë një futbollist për sfidat kualifikuese të Botërorit gjatë marsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!