Kupa, të mërkurën shorti çerekfinal

Zgjohet Kupa e Shqipërisë. Sipas një njoftimi të fundit nga FSHF, të mërkurën në ‘Air Albania Stadium’, në sallën e konferencave, do të hidhet shorti i mëtejshëm i edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë.

Kukësi, Laçi, Teuta, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Dinamo dhe Korabi, 8 skuadrat do të shortohen lirshëm nga Sektori i Garave për të vijuar me turin çerekfinal. Edhe kjo fazë do të luhet me një takim.

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2020/2021 do të hidhet ditën e mërkurë, datë 24 shkurt, në ora 11:00.

Shorti do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat, por në respektim të masave kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë Covid-19.

Skuadrat e kualifikuara për në fazën çerekfinale janë: Korabi, Laçi, Teuta, Dinamo, Kukësi, Skënderbeu, Partizani dhe Vllaznia. Nga shorti do të përcaktohen katër çiftet, ndërkohë që është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më 17 mars.

Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!