Bajern befasoet nga Bielefeld por jo nga dëbora

Hellas Verona në kushte te reja, vijon të tregojë stabilitet ndërsa në ndeshjen e mbrëmejs ndaj Parmës në ‘Bentegodi’ fitoi tri pikë në Seria A.

La Liga, Kadiz, ekipi që befasoi Real Madrid e Barceola, thyhet keq sot nga baskët e Bilbaos 0-4.

Tri pikë edhe për Çelsin e Tuhel në Premier League ndërsa mund pastër Njukasëllin. Për Uest Hem të ‘kirurgut’ David Mojes, fjalët janë të tepërta. Skudara londineze po kalon momente të lumtura duke u prezantuar si një skuadër e madhe dhe që synon seriozisht zonën Champions. Sot fitoi thellë 3-0 me Shefild Utd.

Ndërkaq në Bundesligë,Bajern Mynih befasohet në shtëpi në borë nga Arminia Bielefeld. Në pjesën e parë miqtë udhëhoqën deri në 0-2 ndërsa në të dytën kampionet e Gjermanisë, pasi u kthyen nga Botërori i Klubeve me trofe të fituar, arritën të barazojnë shifrat. Fillimisht Levandovski në 1-2 më pas 1-3 dhe në fund 3-3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!