Sanjol merr timonin e rivalëve të Kosovës

Vili Sanjol kthehet në stol. Ish-mbrojtësi francez, i cili nuk kishte qenë trajner që nga tetori 2017 (kur u bë trajner i përkohshëm i Bajern Mynih pas shkarkimit të Karlo Ançelotiti), është trajneri i ri i Gjeorgjisë.

Njoftimi u bë nga Federata e Futbollit Gjeorgjian në kanalet e saj zyrtare: “Ekipi kombëtar gjeorgjian i futbollit do të drejtohet nga Willy Sagnol. Willy Sagnol, 43 vjeç, u emërua nga Komiteti Ekzekutiv i Shoqatës së Futbollit Gjeorgjian më 15 Shkurt si kryetrajner i ekipi kombëtar.

Ai do të bëjë debutimin e tij me ekipin kombëtar gjeorgjian më 25 mars 2021, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022 kundër Suedisë “.

Për kualifikueset e ‘Katar 2022’, Gjeorgjia gjëndet në grup me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!