Josa ndyshon mendje, kampionati nuk është mbyllur

Mirel Josa e quajti të mbyllur titullin për Kukësin por tiranasi sikunder shumë prej teknikëve të skuadrave pretendete, pas humbjes së Vllaznisë dje, ka ndyshuar mendim.

Në vigjilje të takimit të nesërm me Kastriotin në ‘Loro Boriçi’, Josa thotë se të gjitha skuadrat janë të vështira duke lënë të kuptohet se ndaj krutanëve nuk do të jetë e lehtë.

Flet tekniku i Kukësit:

Kastrioti…

“Jo vetëm me Kastriotin, të gjitha ndeshjet janë të vështira. E kemi parë se çfarë ka ndodhur në kampionatin tonë gjatë kësaj periudhe në Superiore.

Ka pasur rezultatet të paparashikueshme. Jemi fokusuar te ndeshja e radhës me Kastriotin, që është një skuadër që e kam ndjekur që në takimin e parë me Partizanin. Bëhet fjalë për një ekip të fortë që vrapon, lufton, si dhe ka ndërthurur eksperiencën me lojtarët e rinj”.

Gara për titull?“Kampionati nuk është mbyllur, por duhet respektuar ekipi që kryeson kampionatin, siç është Vllaznia. U mund nga Laçi, pretendimet e ekipeve që vijnë pas shtohen.
Unë e kam parë ndeshjen për mënyrën se si të dyja e kanë interpretuar lojën, Vllaznia e Laçi. Ne duhet të bëjmë punën tonë, nuk duhet ta kemi mendjen te Vllaznia dhe Laçi, sepse ne fillimisht duhet të kapim zonën e Europës. Pastaj çfarë të dalë, është më mirë për ne”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!