Hoxha, goli përcaktues në ‘Niko Dovana’

Kategoria Superiore, java e 18: Teuta- Apolonia 1-0 (R. Hoxha 76′)

Minuta e 76′-të. Rustem Hoxha nga goditja e dënimit provon dy herë dhe pas një devijimi të Sotës topi përfundon pas shpinës së Harizajt. Një fitore e Teutës që vjen në pjesën përmbyllëse të ndeshjes së ors 16.45 në ‘Niko Dovana’.

Me vuajtje pasi te durrsakët u shfaqen shpesh situata kaotike në organizim e finalizim. Bregu dhe Krasniqi sërish jo në ditë të mirë. Vendos një ndër mbrojtësit më të mirë jo vetëm te Teuta por dhe në Kategorinë Superiore si Rustem Hoxha. Debuton me durrsakët Xhekson Ferriera.

Tri pikt e ngjisin skuadrën e Martinit në kuotën e 30 pikëve dhe i bashkohet grupit kryesues të përbërë nga Vllaznia, Partizani dhe Laçi.

Nesër në Shkodër mbyll javën Kukësi- Kastrioti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!