Ndreu: Kukësi të motivon si skuadër

Misioni i radhës në ‘Loro Boriçi’ për Kastriotin pas atij barazimi me Vllazninë (0-0) pritet të jetë po ai. Të marrë pikë ndaj Kukësit.

Së paku kështu mendon Ramazan Ndreu trajneri i ‘kastriotëve’ para sfides me verilindorët nesër në takimin e fundit të javës së 18-të. Vlersëon fitoren ndaj Bylis dhe bën llogari me fundin…

Ndreu:

Ishte një fitore me vlera ajo ndaj Bylisit, rival për t’iu larguar fundit. Na vlejnë shumë tre pikët. Lufta vazhdon me Kukësin. Është një skuadër e fortë, me vlera, që përforcohet. Luajmë në Shkodër, ku paraqitemi mirë.

Më ngrohin rikthimet dhe kjo më jep kurajo se lojtarët do të bëjnë maksimumin. Kukësi të motivon si skuadër. Kam besim se do dalim me rezultat pozitiv. Të tria rezultatet janë në lojë. Edhe barazimi vlen për ne. Jemi skuadër që luftojmë shumë dhe kam besim se do jemi fitimtar në atë ndeshje.

Duhet të vazhdojmë luftën. 9 pikë janë shumë, por ndonjë hap fals do na rëndonte psikologjikisht. Kështu do vazhdojmë të kërkojmë maksimumin deri në realizimin e objektivit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!