Sytë nga Shkodra, tifo për Laçin

Sot në 18:00 në “Loro Boriçi” kryesfida e javës së 18-të Vllaznia- Laçi

Askush nuk e tha me zë të lartë. Barazimi i javës së 17-të Partizani- Vllaznia (0-0) i’u ka shkuar më për shtat disa ekipëve se një fitore e Partizanit. Teuta, Laçi,Tirana, Kukësi kanë kuptuar se ndalesa e Partizanit ishte ideale. Sikundër dhe e Vllaznisë.

Në ambientet sportive, dhe diskutime kafenesh, nën ‘zë’ janë të paktë ata që e shohin Vllazninë kampione pas 36 javëve. Në këto kushte ‘blloku’ lart, mendojnë se rreziku aktual është Partizani i përforcuar ndjeshëm…

Sidoqoftë Vllaznia e ka vetë në këmbë fatin e saj. Nëse sot kalon Laçin, gjërat nisin të flasin vërtetë në favor të kuqebluve. Nuk do të kenë shërbimet e Ardit Krymit, njërit nga lojtarët më të mirë të Vllaznisë.

Në anën tjetër, bardhezinjtë (pa Mazrekajn) në ‘top formë’. Një skuadër e vënë së fundi në shina nga Shpëtim Duro i cili me formacionin e tij të Laçit, i ka mundur të gjitha të pretendentet. Duke filluar nga Vllaznia, Kukësi, Partizani, Tirana, dhe së fundi Teuta.

Sot, përveç shkodravëve dhe atyre që bëjnë tifo për skuadrën e Brdariç, të tjerët për kurbinasit. Në Shkodër do gjykojnë 6 arbitra me Kreshnik Cjapin kryesor.Në 18:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!