Kthehet Dovedan, Bylis i karikuar para Partizanit

Bylis në momente kritike në renditje. Në 6 javë kampionat, skuadra ka marrë një barzim dhe 5 humbje duke e spostuar skuadrën nga Ballshi në vëndin e fundit me 12 pikë.

Të shtunën një vizitor jo i zakontë. Në ‘Adush Muça’ udhëton forca e dytë e kampionatit, Partizani dhe skuadra ballshiote e cila gjën edhe Dovedan në pankinë, do ti duhet mjaft punë për të mos dalë pa pikë.

Afrimet e janarit si Renato Spahiu, Lionel Samba, Lorran, Nemanja Kojiç, Kreshnik Nebihu, etj por dhe grupi aktual që më së fundi është reduktuar pas largimëve të Muratajt e Mëllugjës kanë goxha mision të shtunën por dhe në vijim.

Qirko në portë dhe të tjerë si Ndreca, Ymeralilaj, Antoni, Hadroj, Ujka, Janku, përbëjnë bethamën e grupit mallakastriot.

Ndërkaq te Bylis,nuk ka mungesa apo penalizime. Sot skuadra ishte në provën gjenerale dhe stafi duket se ka projektuar 11-ën ideale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!