Daja këmbëngul: Vllaznia? Shohim rrugën tonë

Daja:”Barazimi me Vllazninë na jep garanci për vazhdimësinë sepse na tregoi se kemi potencialin e nevojshëm për të bërë mirë. “

Ka marrë vendin e dytë dhe ka kryer një merkato speciale. Ky është Partizani i Ilir Dajës i cili në vigjilje të takimit të neërm në ‘Adush Muça’ me Bylis ka dalë para mediave duke u përgjigjir inteersit të gazetarëve. Qan faktin e përforcimit në prapavijë.

Ilir Daja:

Të gjithë e dimë se merkato e janarit ofron shumë mundësi. Kemi shtuar rivalitetin në sulm dhe në mesfushë, ku ishim më mirë në organikë. Deshëm të fokusohemi te mbrojtësit, por nuk kemi rënë dakord me stafin dhe drejtorin e përgjithshëm për afrimet.

Kemi afruar lojtarë, por do ishim më të qetë nëse do dublonim pozicionet, që nuk e kemi bërë akoma edhe pas merkatos. Çdo përballje në të tilla kushte atmosferike, që degraduan edhe fushën e stadiumit të Elbasanit, më të mirit në Shqipëri përsa i përket fushës dhe ambientit.

Do presim terren jo të përshtatshëm në Ballsh, kështu do duhet të përshtatemi me të dhe të ndryshojmë manovrën. Bylisi është kundërshtar, që ka ndryshuar në këtë merkato. Do e studiojmë edhe gjatë lojës dhe do mundohemi të luajmë më shpirt dhe sakrificë për të marrë fitoren.

Përderisa është mbyllur merkato, do të thotë se të gjithë skuadrën e kemi në dispozicion. Ndodh ndryshe vetëm nëse për secilin lojtar, jo vetëm për Brojën do të vijë një ofertë, që do plotësonte kushtet e klubit. Do ndiheshim të plotësuar nëse vjen një ofertë e tillë.

6 vite pa fituar në Ballsh? Kjo është statistikë, ashtu siç Ballshi ka disa ndeshje pa fituar, që e vështirëson akoma më shumë marrjen e 3-pikëshit. Statistikat janë për t’u interpretuar, por çdo ndeshje ka specifikën e vet.

Ne dhe Bylisi kemi ndryshuar, kështu që shpresoj që kjo statistikë të mos jetë më pas ditës së nesërme. Ne do i marrim lojtarët e afruar së fundmi për t’u përshtatur me grupin, por nuk e dimë nëse do jetë pjesë apo jo.

Do jetë i gatshëm, por nëse do na duhet do e aktivizojmë gjatë lojës. Ne si staf nuk duam të shkojmë te gjobat për shkak të kartonëve. Duam të minimizojmë kartonët siç janë mungesa e Bitrit sdhe Asanit. Nëse do ishin, do të na ndihmonin shumë të fitonim nesër.

Barazimi me Vllazninë na jep garanci për vazhdimësinë sepse na tregoi se kemi potencialin e nevojshëm për të bërë mirë. Nëse shohim Vllazninë sot, ne nuk e arrijmë qëllimin tonë. Sido që të dalin rivalët tanë, s’do të mund të tentojmë objektivat tona”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!