Laçi mund Vllazninë dhe gdhin i dyti

Kategoria Superiore java e 18-të: Vllaznia- Laçi 1-2 (Imeri 66’/ Nuabueze 60′,Harmon 72′)

Laçi zbukuron Kategorinë Superiore dhe hedh fort kandidaturën për të fituar titullin kampion. Ngjau sot në ‘Loro Boriçi’ teksa Vllaznia-Laçi përfundoi 1-2 në një ndeshje derbi të nivelit shumë të lartë.

Në fakt pjesa e parë u duk se skuadrat kërkonin të mos humbnin por e dyta nis zjarr. Janë kurbinasit e Shpëtim Duros ata që nisen fort në kët fraksion aq sa në 5 minuta krijojnë tri arste goli,

Për të ardhur në minutën e 60 kur Nuabueze pas një asisti të Shehit e depoziton në rrjetë. Vllaznia e shokuar nis të dalë përpara dhe në aksionin e parë serioz arrin të barazojë.

Aksion qëndror me Krujën goditja shkon në shtyllë dhe Demir Imeri nga afër barazon shifrat 1-1 në të 66-ën.

Por duketr se është dita e bardhezinjëve me Duron në pankinë që operon me mjeshtëri. Në të 71-ën hedh në fushë Van Dejv Harmon me liberianin që shënon pas një minute një supergol. Një gol europian i klasit të lartë me kombinimin Nuabueze- Harmon.

Dalja me karton të kuq të Obanor pas një ndërhyrje taktike, e vështirësoi manovrën e miqëve por laçi ia del të ruajë fitoren. Gdhin i dyti me 7 pikë larg kreut që mbahet nga Vllaznia. Të tjerat ‘fërkojnë’ duart për të luajtur fatet e tyre nesër…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!