Brdariç: Të mësojmë nga gabimet

Pas ndeshjes Vllaznia-Laçi 1-2, në “Supersport”, ka folur trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç.

Një zotëri i vërtetë, një porfesionist teksa hap me fjalët: “Së pari uroj skuadrën e Laçit për fitoren 2-1 dhe duhet ta pranojmë këtë rezultat. Kjo është e para. Sot, ne kishim një shans të madh për të vazhduar rrugën tonë. Por e dinim që do të ishte një ndeshje e fortë se Laçi ka shumë lojtarë me eksperiencë, kanë një ecuri të mirë në të kaluarën. Dhe ne i ndihmuam sot të fitonin”.

Më pas tekniku që ka kthyer dashurinë për futbollin në shkodër pas një pauze të gjatlë analizoi:

“Do të mësojmë nga kjo ndeshje, si në të kaluarën. Sigurisht që ne sot jemi të zhgënjyer se ishte një humbje dhe duhet të mbështet lojtarët se në të kaluarën ne kemi bërë shumë ndeshje të mira dhe ndoshta u llastuam me rezultatet e mira. Duhet të punojmë shumë në ndeshjet e ardhshme për të kuptuar si ecën futbolli dhe e di në çfarë aspekti duhet të punoj.”

Ndërhyrja e Shehit? “Duket në momentin e parë shumë e rëndë, mendoj se në këtë situatë mund të japësh një karton të kuq, po. Po të mos çonte këmbën Kruja, do t’ia thyente padyshim”.

Skuadara ka ndjerë mungesën e Krymit. I kemi dhënë besim lojtarëve, e dimë që do të humbasim lojtarë për kartonë e dëmtime, por do të analizojmë ndeshjen e nxjerrim mësime.”

Nuk është momenti të flasësh për sistemin, do të jetë më mirë në një moment tjetër. Kemi luajtur edhe më parë me 3 dhe ishte e përshtatshme. Sot luajtëm disa topa të mirë para dhe patëm situata të mira. Ne humbëm sot se bëmë dy gabime të lehta në mes dhe ato i shfrytëzuan. Ne duhet të bëjmë më mirë, nuk është çështje taktike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!