Duro filozofi fituesi, fluturon Laçi

Shpëtim Duro nis serinë e dytë të fitoreve me skuadrat e mëdha. E nisi me Vllazninë në Laç, dhe më pas i kaloi të gjitha pretendentet e tjera si Partizani, Kukësi, Tirana e Teuta. Sot cikli nis me një superfitore në ‘Loro Boriçi’ 1-2.

Pas ndeshjes tiranasi tha se tani raportet për titullin kanë ndyshuar dhe se 7 pikë larg kreut i jep mundësi bardhezinjëve.por dhe skuadrave të tjera.

“Jo vetëm ne, tani mund të them që është i hapur kampioanti se nuk është ndjekës vetëm Laçi, se është edhe Partizani, Kukësi e Tirana. Tani Vllaznia do të ndjekë më shumë presionin e katër skuadrave. Edhe shumë shpejet ndonëse ka ndeshje të lehta, por them se tani është i hapur kampiaonti”.

“Vllaznia ka lënë dy barazime, ka humbur sot, ka ndryshuar situate. Kur ishte 10 pikë dukej e pakapshme”.

Janë katër lojtarë cilësorë në sulm, secili ka cilësitë e veta, është kthyer edhe Nuabueze. I kisha thënë para ndeshjes që do të zgjidhte ndeshjen. Ishte rrezik konstant, Xhixha luajti shumë mirë dhe futja e Harmon ishte në momentin e duhur se është i freskët, se nuk ka luajtur dy ndeshje dhe ajo krijoi problemin për kundërshtarin. Isha i bindur që do të shënonim përsëri, por dalja me të kuq e Obanor ndërlikoi situatën e na detyroi të ndryshonim”.

“Shehu nuk ishte për karton të kuq, Aleni sot ishte mirë për këtë ndeshje, sot pati një lloj tensionimi. Jo paaftësi, por me lojën në këmbë, ai është pikë e fortë, pavarësisht ndeshjes së sotme, fati i tij është që skuadra fitoi dhe gabimet minimizohen e nuk duken”.

“Pika kryesore ka qenë mbulimi i Imerit që luan mes vijave. Ai bëri një punë të mirë nga Deliu që ia kisha lënë pikë fikse, patjetër ishte dominim në mesfushë, Shehu e Lushkaj luajtën shkëlqyeshëm. Xhixha po luante mirë, po rrezikonte, por kur ke një pikë të fortë e të freskët si Harmon, zëvendësimi duhet patjetër.”

Biseda me Sherrin? Ai më tha me fal, s’ka problem i thashë, fati që fituam. Aleni ka luajtur mirë, por ka qenë i tensionuar, ndoshta në Shkodër e ka tensionin”,ndër të tjera Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!