Tomori huazon Rodriguez

Meksikani me pasaportë amerikane Brajan Rodriguez nga Laçi huazohet te Tomori i Beratit. Mesfushori e pati të vështirë të kapë një vend në mesfushën bardhezi aty ku Lushkja, Delu, Shehu, Mazrekaj po shfaqen mjaft dinjitozë.

Njohja e vjetër e Laçit, Bledar Sinella (ish trajner te kurbinasit) teksa drejton beratasit në Kategori të Parë duket se ka ndikuar te klubi bardhezi për ta rrëmbyer mesfsuhorin i cili me Laçin ka një kontratë 3 vjeçare.

Më herët shtatshkurtëri 25 vjeçar, ka luajtur në Poloni me Odrën kurse në SHBA ka qenë me Fullerton University, Orange County dhe Los Angeles Wolves.

Prej disa javëve Tomori ka goditur cilësisht në merkato duke rritur shanset për të pretenduar Superioren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!