Gati inferiorët, të shtunën në fushë…

Kushtet e rënduara atmofreike të janarit shtynë dy herë ndeshjet e kategorive inferiore.

Superiorja thuajse nuk pushoi fare dhe tani teksa mbërrin java e fundit e fazës së dytë, kalendari duket i rekuperuar. Kjo nuk ngjau me Kategorinë e Parë dhe të Dytë.

Por:

Sektori i Garave në FSHF, njofton ekipet e kategorive inferiore se duhet të nisin me fazën organizative të ndeshjeve sipas programit për vitin 2021.

 Me gjasë, ditën e shtunë do të luhen sfidat e Kategorisë së Parë dhe të Grupit A të Kategorisë së Dytë, ndërkohë që një ditë më vonë do zbresin në fushë skuadrat e Grupit B të Kategorisë së Dytë.

Kushtet e rënduara atmofreike shtynë dy herë ndeshjet e kategorive inferiore pasi terrenet u përkeqësuan ndjeshëm nga shirat dhe vende vende nga dëbora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!