Ahmataj: Kukësi? Çdo sfidë finale

Skënderbeu për llogari të javës së 17-të do të presë në Korçë Kukësin e riformatuar në përbërje e pankinë. Por dhe në kampin korçar ka optimizëm pas disa lëvizjeve në kontigjent. Trajneri elbasanas Julian Ahmataj në daljen për mediat ka theksuar se ekipi tij duhet të marrë tri pikë.

Ahmataj:

Atmosfera?

Është diçka pozitive, që e kam shprehur në çdo intervistë timen, që ambienti që rrethon skuadrën dhe qytetin është shumë dashamirës për të mbajtur skuadrën në nivel të lartë. Normalisht është diçka e mirë, pasi të gjithë sportistët që janë në skuadër kanë ardhur  rishtazi, por mendoj se kanë qenë në vazhdimësinë e gjysmës së sezonit të parë. Normalisht kam nevojë që ta ndjejnë këtë ngrohtësi që ka ky qytet për sportin.”

Objektivi?

Është një ndeshje shumë e rëndësishme, gjithmonë është si një finale. Për ne, në fakt, të gjitha ndeshjet janë si finale, duhet të japim maksimumin për të marrë maksimumin.”

Mbrojtja?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që në pjesën e parë të kampionatit, nuk ishim aq të fortë sa duhej sidomos në repartin mbrojtës pasi kishim shumë probleme. Sigurisht që problemet nuk zgjidhen në masën 100%, por ne jemi munduar që të përmirësojmë shumë në këtë pjesë të mbetur sepse tani është pjesa finale dhe tani vështirësohet akoma më tepër.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!