Dështoi te Universitatea, Kukësi në bisedime me kroatin

Një gjigand për sulmin e Kukësit. Është kroati 23 vjeçar Ivan Mamut i cili me gjasë ka gjetur akordin me Kukësin. Sipas raportimëve nga Rumania fubtollisti 1.92 metra i gjatë mund të paraqitet sot në klubin shqiptar për të firmosur.

Në fakt me Universitatea Krajova në Rumani, sulmuesi nuk është se ka shkëlqyer. Në 9 takime të luajtura deri në janar, Mamut nuk ka shënuar asnjë gol por ja ka dalë të japë dy asiste.

Futbollisti kaloi te rumunët nga Inter Zapresiç te Universitatea për një kontratë 4 vjeçare. Gjysmën e parë të sezonit, sulmuesi ishte i huazuar por më pas në Krajovë menduan ta blinin.

Disi e dyshimtë lëvizja e klubit aktual për të pranuar kalimin e tij te Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!