Sot/ Superkupa e Kosovës në Antalia

Në ‘Mardan Sports Complex’ (Antalia) të Turqisë, Prishtina- Drita duke nisur nga ora 12:00.

Superkupa e Kosovës, Prishtina-Drita për herë të parë jashtë Kosovës. Ndeshja do të luhet sot në orën 12:00 në stadiumin “Mardan” të Antalias.

Drita kampiona në fuqi e Ipko-s dhe Prishtina trofembajtësja e Kupës, gjëndën prej disa ditësh në Turqi me minifazën përgatitore.

Te Prishtina me statusin e skuadrës ‘pritëse’, Zekirija Ramadani ka në përbërje disa nga lojtarët që kanë garuar në Kategorinë Superiore si Sabien Lilaj, Gent Muça, Gledi Mici,Oto Xhon, Enis Gavazaj, portieri, Eglant Haxho.

Edhe te Drita e teknikut Ardijan Nuhiji, emra të tilllë si Ejon Vucaj, Ardian Cuculi, Kastriot Rexha e Astrit Fazliu, kanë lënë gjurmë në Superiore.

Për Prishtinën nuk do të jenë Oto Xhon dhe Guathier Mankenda që nuk arritën të pajisën me viza.

Nga ana tjetër pas problemëve fizike, në pikëpyetje Cuculi dhe Maloku te Drita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!