Joviç rikthehet te Frankfurti

Sulmuesi i Real Madrid,Luka Joviç kthehet te Eintraht Frankfurt në Bundesligë.

Klubi gjerman ka zyrtarizuar sot huazimin e serbit deri në fund të sezonit me ish- skuadrën e tij nga ku madrilënët e morën për 60 milion euro.

Sulmuesi i lindur në 1997, nuk ia doli për asnjë çast të linte gjurmë te ‘shtëpia e bardhë’ e teknikut Zinedin Zidan duke u bërë shpesh pjesë e debatit për largim.

Prania e padiskutueshme e Benzemasë në planet e trajnerit, kushtëzuar dhe nga skema taktike, “larguan” jo vetëm sulmuesin por dhe disa lojtarë të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!