Botomlei: Ndaloni futbollin në Angli

Shefi ekzekutiv i Rochdale thotë se pezullimi i sezonit të EFL është ‘i pashmangshëm.

Në Angli COVID-19 po kërcënon sërish futbollin. Në të gjitha nivelet. Në ligat inferiore janë pezulluar këtë fundajvë 34 ndeshje. Në Ligën e Tretë takimet janë shtyrë për shkak të lojtarëve të infektuar me koronavirus.

Dhe vjen thirrja e parë zyrtare. David Botomlei, shefi i klubit të divizionit të tretë anglez Rochdale, ka bërë thirrje që kampionati të pezullohet

Botomlei beson se Liga Angleze e Futbollit, e cila është përgjegjëse për garat në ligat e dyta, të treta dhe të katërta, duhet të ndalojë përkohësisht kampionatin.

“Ne duhet të pezullojmë përkohësisht kampionatin.Të paktën për një muaj derisa fushata e vaksinimit të përfundojë. Mendoj se kjo është e pashmangshme.

Mund të na ndodhë që së shpejti të kemi kaq shumë lojtarë të infektuar sa të ndërpresim sezonin e futbollit për një kohë të gjatë. Drejtuesit e tjerë të klubeve në Ligën e Tretë mendojnë të njëjtën gjë. Jeta njerëzore është më e rëndësishme se futbolli,” deklaroi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!