Siti, tre të tjerë në izolim

Mançester Siti kaplohet sërish nga virusi famëkeq COVID-19.

Pas analizave në prag të sfidës derbi me Mançseter Junajtid, te Siti, janë konfirmuar sot të prekur me Koronavirus një pjesëtar i klubit dhe dy futbollistë të tjerë. Emrat janë: portieri Skot Kerson dhe Kole Palmer. Të tre janë izoluar dhe nuk do të jenë në ndeshjen e mbrëmjes kundër ekipit të Solskjaer.

Klubi njofton në rrjete:

“Manchester City mund të konfirmojë që Scott Carson, Cole Palmer dhe një pjesëtar i stafit janë testuar dhe kanë dalë me COVID-19. Ata do të vëzhgohen gjatë periudhës së vetë-izolimit në përputhje me protokollin e Premier League dhe të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.Të gjithë në klub u urojë të prekurve shërim të shpejte dhe rikthim sa më të shpejtë në punë”, shkruan klubi.

Sakaq, Ferran Torres, Tomi dhe Erik Garcia janë të izoluar pasi ishin prekur më herët nga infeksioni. Kyli Ualker dhe Gabriel Zhezus e kanë kaluar atë proces dhe tani janë bashkuar me skuadrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!