Hapet merkato, Partizani asnjë…shenjë

Është hapur zyrtarisht sot në 1 janar 2021 merkato e Kategorisë Superiore. Mbyllet në 31 janar 2021.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar dhe më pas FIFA, ka aprovuar merakton e dimrit për Kategorinë Superiore. Sipas rregullit ndërkombëtar, për futbollin elitar në Shqipëri, merakto është hapur zyrtarisht sot në 1 janar 2021 dhe mbyllet në 31 janar 2021.

Kështu, veç Partizanit i cili me gjasë më kot shpreson për një lajm pozitiv për çështjën ‘Çinari’ nga KAS, të gjitha ekipet e tjera mund të nisin zyrtarizimet.

Largimet e para kanë nisur teksa nga Laçi fillimisht Teko dhe më pas Donald Rapo, i kanë dhënë fund aventurës me kurbinasit. Nga Kastrioti largohet Abaz Karakaçi. Por largime të shumta priten nga të gjitha skuadrat. Kohë merkatoje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!