Befasi te Nantë, vjen trajneri i kombëtares…

Trajneri i ri i Nantë në Ligë 1 është zgjedhur një emër i harruar por me histori të madhe në futbollin francez si Raimond Domenik.

Më shumë se 10 vjet pas largimit nga ekipi i Francës, Domenik është përsëri në punë. FC Nantes njoftoi nënshkrimin me ish-trajnerin francez të shtunën në mbrëmje për gjashtë muajt e ardhshëm.

Në komentet e transmetuara nga faqja e internetit e klubit Nantes, Domenik shprehu gëzimin e tij për të marrë këtë sfidë. nantë pozicionohet në vend të 16-të në Ligue 1:

Unë jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që u bashkova me një klub mitik francez si FC Nantes. Mezi pres të shkoj të punoj me stafin dhe të bëj gjithçka mundem për ta rikthyer klubin në një vend të denjë për gradën e tij. Unë do të doja të falënderoja veçanërisht Waldemar dhe Franck Kita që më dhanë këtë mundësi madhështore për të rifituar fushën dhe për të filluar me këtë derbi madhështor kundër Renës në 6 Janar” tha tekniku i njohur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!