Arsenali mund Çelsin, shënon Xhaka

Arsenal hedh një hap drejt ‘zgjimit’ pasi sot mposhti në derbin e Londrës Çelsin në shifrat 3-1. Më tepër se skuadra, duket se fiton Mikel Arteta i cili pas një sërë rezultatesh negative me Topçinjtë, ishte në fije të perit.

Në 34 ’të pjesës së parë Lakazetë zhbllokon me një penallti ndërsa më pas teksa afrohej fundi i fraksionit të parë, Granit Xhaka shënon një supergol në të 44′.

Në pjesën e dytë kur luhej e 56-ta, Saka rrumbullakosi rezultatin para golit për ekipin e Lampard shënuar nga Abraham në minutën e 87-të. Në kohën shtesë, blutë mund ta rihapnin ndeshjen por Zhorzhinjo humbi një penallti.

Ndeshje sot: Java e 15-të Premier League:

Lieçester- Junajtid 2-2

Arsenal- Çelsi 3-1

Aston Vila-Kristal Palasë 3-1

Fulham-Sauthempton 0-0

Siti- Njukasëll 2-0

Shefild Utd-Everton 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!