Dede: Me Teutën luftë sportive, nuk vendosin episodet

Nevil Dede duhet ndjekur me vemendje gjatë konferencave për shtyp. 45 vjeçari i timonit bardheblu, sot foli për ndeshjen e rëndësishme të skuadrës së Tiranës nesër në program në ‘Niko Dovana’ me Teutën vendase.

Nëse nuk del nga ‘konteksti’, prononcimi i Dedes duket mjaft sinjifikativ. Kërkohen tri pikë në Durrës.

Nevil Dede:

“Shpresoj që të gjithë djemtë t’i kemi gati. Deri në këto momente kemi disa probleme të vogla, por besoj se do rikuperojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi edhe thuajse 30 orë në dispozicion, kështu koha mjafton për të rikuperuar çdo gjë, që na mungon. Gjithsesi kemi forca dhe ju e dini mirë se kemi edhe lojtarë nga akademia, që janë lojtarë me perspektive dhe japin kontributin e tyre.

Teuta është ndeshje e fortë ndaj një skuadre të fortë dhe për tu respektuar, Është përballje e fortë dhe ne shkojmë për të treguar cilësinë dhe kualitetin tonë dhe të shohim talentet, që janë të shumtë në skuadrën tonë dhe jemi gjithmonë befasues.

Unë e di se në bazë të rregullores pas gjysmës së dënimit, mund të plotësohen disa kushte dhe lojtari të rikthehet. Unë di që Ismajgleci do të jetë në fushë. Në këtë intensitet ndeshjesh, prej reshjeve terreni mund të jetë rënduar pak, por unë di që ata (Teuta) janë klub serioz, infrastrukturën e kanë në qendër të vëmendjes dhe mundohen ta mbajnë sa më mirë fushën, kanë bërë disa ndërhyrje për ta riparuar. Në fund fusha është e barabartë për të skuadrat.

Befasia do të jetë e rëndësishme për këtë ndeshje. Kemi një skuadër, që po merr formë dhe ka personalitet shumë të fortë, edhe kur ajo vuan apo është në disavantazh gjithmonë reagon. Ne jetojmë, gëzojmë dhe mërzitemi bashkë.

Kam parë se ata gjithmonë reagojnë dhe ndjekin idetë e mia dhe i shpalosin ato dhe cilësitë e tyre. Ndeshja mund të zgjidhet edhe nga episodet, por unë nuk mendoj se nesër do të vendosin episodet, por do të jetë luftë e fortë sportive dhe skuadra e di. Në bazë të dueleve dhe luftimeve shpresoj të dalim fitimtar.

Lojtarë të mirë ka shumë në Superiore, siç ka Tirana kapitenin, që e kam këtu dhe të rinj të tjerë. Jo vetëm ne, kanë edhe të tjerët, ashtu si Teuta. Meritojnë respekt dhe në fushë më pas çdo gjë harrohet dhe jemi kundërshtarë. Pas ndeshjes kthehemi miq.

Edhe me Kukësin, që ishte kundërshtar i fortë dhe favorit, ne u shfaqëm në disa momente. Në perceptimin e parë dikush mund të thotë se Tirana vuajti, por nuk është e vërtetë.Ne patëm dëmtimin e Sasrakut në 10 minutat e fundit dhe me Gyamfi në 10 minutat e fundit të pjesës së parë.

Nëse Sasraku do vazhdonte deri në fund, ndoshta do flisnim ndryshe. Shpresojmë ta rikuperojmë Sasrakun sa më shpejt, por ne kemi cilësi dhe kualitete, që të godasin në mënyra të ndryshme”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!