Urimi special i familjes Hagi

Rumuni 55-vjeçar, Xhorxhe Hagi, dikur pjesë e Realit, Barcelonës, Gallatasarajit, muaj më parë ndërsa pandemia globale pushtoi botën, rrembeu skenën e vendit të tij të lindjes Kostanca, por dhe gjithë Rumanisë.

Asokohe ish-numri 10-të, dhuroi donacione për spitalin e vendlindjes ndërsa sot së bashku me të birin e tij Ianis, ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për të uruar për Krishtlindje.

Hagi me bashkëshorten dhe Ianis me të fejuarën, fotografuan së bashku me pemën virtuale dhe dhuratat e rastit.

Ndërkaq për tu evidentuar fakti; Ianis Hagi i lindur në Turqi teksa babai Xhorxhe ishte pjesë e Gallatasarajit, prej dy sezonesh aktivizohet me Rejnxhers në Skoci nën urdhërat e Stiven Xherard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!