Argjentinasit më të kushtueshëm, Mesi i pari, Aguero jashtë…

Të gjithë e dinë që futbollisti më i vlerësuar argjentinas është Lionel Mesi, por kureshtja qëndron se kush mund të jetë ai që mund të shoqërojë yllin e Barçës nga lojtarët argjentinas.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, ka disa surpriza në këtë renditje. Sulmuesi i Sitit, Kun Aguero nuk do të ishte ndër argjentinasit më të vlerësuar.

Në top listën e 6 lojtarëve më të vlerësuar renditja është si më poshtë:

Lionel Mesi, Barça ( 100 milion euro)

Paulo Dibala, Juventus (80)

Lautaro Martinez, Inter (70)

Mauro Ikardi, PSG (55)

Lukas Okampos, Sevilja (50)

Angel Korrea, At. Madrid (40 )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!