Gjykata dënon ish-kapitenin e kombëtares…

Fillimisht ishte kërkuar dënim me burg për Shirokov. Ish kapiteni i Rusisë, Roman Shirokov, përballet me ‘dy vjet liri të kufizuar’ për sulmin ndaj arbitrit.

Sot në Moskë, gjykata dënoi ish-kapitenin e ekipit kombëtar rus të futbollit Roman Shirokov me 100 orë punë të dobishme shoqërore, për sulmin ndaj një arbitri futbolli, njoftoi agjencia Interfax.

Shirokov mori pjesë në një turne amator në gusht, ku u rebelua nga vendimi i arbitrit Nikita Dançenko për të mos dhënë një goditje dënimi në favor të tij.

Gjyqtari më pas e përjashtoi Shirokov, por mesfushori kundërshtoi vendimin duke e goditur me grushte.

Ish-lojtari i kombëtares Shirokov (sot 39 vjeç), përfundoi karrierën e tij të luajtur në 2016-ën. Lojtari ndërsa kryesisht luajti për Zenit dhe Spartak Moskë, i kërkoi falje Dançenkos për sulmin por sot ish-mesfushori mori dënimin.

Shirokov në një mesazh në Instagram, përsëriti kërkesë faljen ndaj gjyqtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!