Portieri veteran firmos sërish për Kruzeiron

Fabio Deivson Lopes Maciel, i njohur thjesht si Fabio, nuk ka ndërmend të heqë dorezat. Portieri brazilian duket se ka vendosur të thyejë rekorde në Brazil pasi ai futet në sezonin e tij të gjashtëmbëdhjetë radhazi me fanellën e Kruzeiros.

Në fakt Fabio nuk është ndalur as tani pasi 40 vjeçari ka rinovuar kontratën me klubin deri më 30 qershor 2021.

Portieri ka që nga viti 2005 që është me Kruzeiron. pavarësisht se aventura e tij me ‘blutë’ ka nisur që në vitin 2000 teksa në 4 mars luajti në një miqësore.

Fábio është një nga idhujt më të mëdhenj në historinë tonë dhe vazhdon të tregojë se ai është një nga portierët më të mirë në Brazil të brezit të tij. Një profesionist shembullor, korrekt, një udhëheqës natyral brenda dhe jashtë fushës’, shkruan ndër të tjera klubi në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!