Shkarkohet Tuhel, PSG pret Poçetinion

Tuhel fitoi 6 trofe në 2,5 vite, largimi pse humbi me Lionin në 13 dhjetor…
Dy javë nga gjysma e kampionatit francez, PSG vendos të shkarkojë trajnerin Tomas Tuhel. Gjermani prej kohësh në majë të kritikave e gjën veten sot me statusin e ishit te kampionët e Ligë 1 të cilët në 17 javë, renditen të tretët pas Lion e Lilë.
Menjëherë në pole për kreun e pankines Poçetino por mediat ndërkombëtare shprehen se Maks Alegri dhe Tiago Mota mund të kontaktohen nga drejtori i PSG-së braziliani Leonardo.
Interesant fakti që shkarkimi i Tuhel erdhi fill pasi PSG mundi 4-0 Strasburgun. 47-vjeçari Tuhel do të largohet nga ‘Parku i Princave’ pas dy vitesh e gjysmë të shoqëruar me 6-të trofe të fituar, përfshirë dy tituj kampionë radhazi.