Tri ‘finale’ në inferiore…

U luajtën dje ndeshjet e Grupit B në Kategori të Parë dhe një takim i Grupit A mes Vorës dhe Partizanit B (1-0) për këtë ligë.

Sot, Grupi A, me tri përballje ‘titanike’. Kështu Dinamo e vendit të parë do të matet me Korabin e Peshkopisë i cili vjen në këtë transfertë me statusin e sfidantit. Ekipi i Dalipit, ndjek blutë me një pikë më pak.

Po kështu Burreli i pozicionuar i treti me dy pikë më pak se Dinamo, udhëton drejt Orikumit për t’u përballur me Orikun vendas.

Një tjetër sfidë me shumë të panjohura mbetet ajo mes Veleçikut të Koplikut dhe Besëlidhjes së Lezhës. Me gjasë, kjo ndeshje do konsiderohet si mundësia e fundit e lezhjanëve për të synuar kreun. Luhet në Shkodër.

Kategoria e Parë, Grupi A:

13:30

Dinamo-Korabi

Oriku-Burreli

Veleçiku-Besëlidhja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!