Gjobitet Vllaznia por tifozët kanë muaj në stadiume

Sporti im.al‘, ka konstatuar para 5 muajve parregullsitë me Protokollin Sanitar nëpër stadiume.

U desh një deklaratë e Drejtorit të Përgjithëshëm të Partizanit, Olsi Rama pas takimit Vllaznia- Partizani (1-0) që Disiplina të ndalet e të vendosë sanksione (gjobë) për klubet organizatore të ndeshjeve të futbollit të cilët nuk zbatojnë protokollin e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkrendim me strukturat e FSHFsë.

Gjoba e kripur prej 200.000 (dyqind mijë) lekësh shkon për KF Vllaznia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, në bazë të neneve 63/1/b, 64/1, dhe 64/5 të KDS.

Në fakt ‘Sporti im.al’, e ka ngritur që para 5 muajve këtë shqetësim ndërsa kishte nisur të shfaqejsi problem jo i vogël në impiantet sportive. Ndryshimi lidhet me heshtjen asokohe të Ramës, homologëve të tij dhe vetë institucionit të futbollit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!