Verstapen prish magjinë e Mercedes, pole numër 1

Nesër në 15:10 në Abu Dabi gara përmbyllëse e Formula 1 për 2020-ën

Holandezi Maks Verstapen me ‘Red Bull’ rremben pole të sezonit 2020 Formula 1. Në Abu Dabi, në pistën ‘Yas Marina’, piloti holandez befason në finish dy Mercedes-et Luis Hamilton dhe Valteri Botas që ja kishin dalë të merrin Pole Postition në 17 gara radhazi.

Leklerk zuri vendin e nëntë por për shkak të dënimit ndaj tij pas GP të Sakhir, do të niset nga vendi i 12-të në krah të shokut të skuadrës te Ferrari, Sebastian Fetel.

Ndërkaq për gjermanin e Ferrarit sot do të jetë gara e fundit pasi edicionin e vitit 2021, Sharls Leklerk, do të ketë partner spanjollin Karlos Sainz.

Në vend të katërt Norris dhe pas tij Albon dhe Sainz. Nesër me garën e Abu Dabi-t, përfundon Botëroi i Formula 1 ku siç dihet, kampion që nga pista e Stambollit, është shpallur Luis Hamilton me Mercedes. I shtati për britanikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!