Fetel, dështoi me Ferrarin sot hera e fundit

Aventura e tij me Ferrarin përfundon sot në garën e orës 15:10 në Abu Dabi. Sebastian Fetel, nuk e fsheh dëshirën e largimit nga skuadra italiane. Asnjë titull me kokëkuqen.

Gjashtë vite pas mbërritjes nga Red Bull, kampioni katërfish i botës do të garojë në garën e tij të fundit te kokëkuqja Ferrari, para largimit të tij për Aston Martin sezonin tjetër.

Një sezon i vështirë e kaotik për pilotin gjerman, autor i një sezoni pa asnjë fitore dhe me vetëm një podium të arrirë së fundi pas një gabimi të shokut të tij të skuadrës Leklerk.

Brenda ekipit italian, Sebastian Fetel kurrë nuk ka arritur të fitojë një titull të pestë kampion bote. Ndërkaq në prag të garës në tij të fundit me ekipin italian, Sebastian Fetel ka shafqur lehtësim për largimin duke shpresuar për ditë më të mira në 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!