Nica në ‘Pit Stop’, Laçi me teknikët ndihmës

Ndaj Tiranës nesër në shtëpi, Laçi nuk do të ketë në timon Stavri Nicën. Durrsaku 66 vjeçar, i kontaktuar nga ‘Sporti im‘, tha paraditën e së martës se ai po kalon një virozë të lehtë dhe se skuadra do të drejtohet nga ndihmësit.

‘Nuk do jem pranë skuadrës. Në fakt nuk kam qënë as dje në seancë pasi jam disi me shqetësime shëndetësore e shoqëruar me pakëz temperaturë”.

Në fakt te kurbinasit duket se nuk po gjëjnë qetësi lidhur me kreun e pankinës. Presidenti Laska ka krijuar ansamblin e duhur këtë edicion duke afruar lojtarë me cilësi shumë të mira por produkti në fushë nuk ka dhënë atë që pritej.

Me shumë gjasë, klubi ka ndërmend të afrojë një trajner me ide të reja…

Ndërkaq, bardhezinjtë nesër ndaj Tiranës nuk do të kenë të gatshëm Albion Markun dhe Lukas Ramos. Në linjën e djathtë të mbrojtjes me shumë gjasë do aktivizohet që nga fillimi Dorian Kërçiku. Një -ish bardheblu. Ndaj Apolonisë u fut si zevendësues për ti ndyshuar rrjedhën takimit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!