Korabi i tregon vendin Besëlidhjes, fiton Flamurtari

Kategoria e Parë kalon fazën e ‘njohjes’ dhe futet në shinat e duhura të një gare me objektivë të konkretë. Te Grupi A, supersfida e javës së 5-të Korabi-Besëlidhja i shkoi ekipit të Klevis Dalipit 2-0. Për dibranët shënuan dy lojtarët më të mirë Lala dhe Skuka.

Fiton bindshëm Dinamo në Pezë me Vorën ashtu sikundër Oriku në Orikum me Veleçikun 1-0. Befason Erzeni në Shijak, fiton Partizani B 0-1.

Grupin B, Egnatia ndalet te barazimi në ‘Nexhip Trungu’ ndërsa Pogradeci nuk e ‘mishëron’ aspak Elbasanin në shifra. 5-0 rezultati për liqenorët.

Kthehet të fitojë një ndeshje futbolli zyrtare Flamurtari i Vlorës. Sot ndaj Tomorit, vlonjatët realizuan 3 gola pa marrë asnjë.

Shifrat teknikë, java e 5-të:

Grupi A:

Korabi-Besëlidhja 2-0

Erzeni-Partizani B 0-1

Dinamo-Vora 3-0

Oriku-Veleçiku 1-0

Grupi B:

Pogradeci-Elbasani 5-0

Flamurtari-Tomori 3-0

Turbina-Egnatia 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!