Inferiorët, spikat Burreli-Korabi e Lushnja-Pogradeci

Do të luhet nesër java e 6-të në Kategori të Parë në Grupet A dhe B. Për shkak të formulës së re por dhe kompozimëve me shumë pretendime të disa klubëve në të dyja grupet, kjo ligë po bëhët mjaft interesante. Pse jo e veshur me mister që në javët e para.

Kështu te veriorët Korabi, Dinamo, Burreli duket se janë një hap para ekipëve të tjera. Për javën e 6-të në fushë pikërisht Burreli i Nikajt me Korabin e Dalipit në ‘Liri Ballabani’. Më tej Besëlidhja e cila konfirmoi Bardhin në pankinë, do ndeshet me Erzenin i cili këto javë duket se nuk ka atë vrullin e zakonshëm.

Grupin B të dyja duelet në program, shihen si tejet të luftuara sportivisht. Jo vetëm beratasit që po shfaqen determinantë por dhe Turbina kanë potenciale të mjfatueshme për ti rrembyer fitoren njëra tjetrës.Sikundër në ‘Roza Haxhiu’ ku Lushnja me Pogradecin prej vitesh rivalizojnë fort për të marrë fronin e ‘jugut’.

Të gjitha takimet nisin në orën 13:30.

Grupi A:

Beslëjidhja- Erzeni

Burreli- Korabi

Vora- Oriku

Grupi B:

Tomori-Turbina

Lushnja- Pogradeci

Ndërkaq, Partizani B-Dinamo në Grupin A dhe Elbasani-Flamurtari në Grupin B luhen të enjten në 13:30

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!