Tirana kthen Vangjelin, korçari në fushë ndaj Partizanit

Tirana rikthen Kristi Vangjelin në formacionin bazë. Ndonëse javën e kaluar teksa bardheblutë u ndeshën me Kastriotin(1-1) korçari u la në stol dhe kjo u shit në treg si një kapriçio e Dedes, sot veterani do jetë në fushë.

Te Partizani Ilir Daja ka hedhur në fushë po ata që luajtën javën e fundit ndërsa moduli 4-1-4-1 duket ai i përzgjedhur nga 54 vjeçari i kuq.

Formacionet zyrtare:

TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari, Toshevski, Toli, Batha, Ismajlgeci, Danso, Torasa, Muçi. Tr: Nevil Dede.

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Kardozo. Tr: Ilir Daja.

Për këtë takim, FSHF,me struktuart përkatëse ka caktuar 6 gjyqtarë ndërsa veç katëshës së zakonshme do ketë edhe arbitra pas porte. Emanuela Musta gjyqtarja femer nga Elbasani do jetë njëra nga ata asitentet pas porte.

Ndeshja nis në 18:00 dhe luhet në ‘Air Albania Stadium’ të boshatisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!